Spanja për femra ka shkruar emrin në librin e artë, duke fituar për herë të parë Botërorin!

Skuadra spanjolle ka mundur në finale Anglinë me rezultatin 1-0, aty ku ka vendosur një gol i shënuar në minutën e 29 të takimit.

Dy skuadrat kanë luftuar deri në sekondat e fundit dhe rastet e humbura nga të dyja skuadrat kanë qenë të shumta.

Skuadra spanjolle humbi edhe një penallti në pjesë të dytë, e cila u ndal nga portierja e Anglisë.

U LUAJT:

SPANJË-ANGLI 1-0
29′ Karmona