Te gjithe specialistet e arbitrimit gjate ketyre dy diteve jane shprehur se Eldorian Hamiti veproi drejt kur ndeshkoi me kartona te kuq si Bitrin e Partizanit ashtu dhe Krymin e Vllaznise dhe mbase, mund te kishte marre nje vendim me te lehte, per t’i ndeshkuar ata me te verdhe secilin.

Por krejt ndryshe mendon Përparim Kabo qe është shprehur se arbitri i takimit Partizani-Vllaznia ka gabuar me vendimin e tij teksa ndëshkoi me karton të kuq Bitrin dhe Krymin.

I ftuar në “Procesi Sportiv”, Kabo ka thënë se është bërë një zgjidhje për e padrejtë për t’i nxjerrë të dy futbollistët me karton të kuq, pasi duhej që vetëm lojtari i Vllaznisë të dilte nga fusha përpara kohe.

“Në vlerësimin tim ka gabuar arbitri, që nuk vihet në diskutim për profesionalizmin, por është i brishtë për ndeshje të tilla. Për mua gabimi i Biitrit ishte faull dhe ndëshkohet me të verdhë, ndërsa gjesti i lojtarit shkodran ndëshkohej me të kuq.

U bë zgjidhje “alla shqiptarçe” duke u ndëshkuar të dy me karton të kuq. Pastaj u tregua se Partizani ishte më mirë fizikisht pasi rastet më të mira ishin në 20 minutat e fundit”, ka thënë Kabo. /Sport Ekspres/