Rey Manaj po kalon një moment të mirë, duke qenë se po shënon rregullisht me skuadrën e Albasetes në kampionatin spanjoll. Kjo ka bërë që trajneri Kristian Panuçi ta grumbullojë me ekipin e parë, duke e aktivizuar edhe titullar në takimin ndaj Jordanisë.
Formën e mirë që tregon në fushë, Manaj e ka arritur falë punës në fushën e blertë dhe kjo shihet në stërvitjet e Kombëtares ku është ndër më të dalluarit. Në stërvitjen e Kombëtares, të realizuar në “Elbasan Arena”, Manaj ka realizuar një supergol, me roveshatë, ashtu si Ronaldo ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve. /VipSport/