Laçi ka bërë goditje e dytë në merkato. Pasi firmosën me Qato, ditën e sotme kurbinasit kanë firmosur me Saliou Guindo.

Sulmuesi 24-vjeçar spikati dy sezone më parë me Bylisin, ndërsa më pas u largua drejt Gokulam Kerala FC.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Laçi bën me dije se ka firmosur me lojtarin që bëhet kështu goditja e dytë në këtë merkato.

Postimi I Laçit:

“E deklarojmë merkaton zyrtarisht të hapur : Saliou Guindo zyrtarisht firmos me klubin tonë. Familja bardh e zi i uron mirë se ardhjen dhe sa më shume suksese në sezonin e ri!

Goditje të tjera do ta pasojnë ! Rrini në gatishmëri”, shkruan klubi i Laçit.