Vllaznia përballet me Tiranën sot në shtëpi, në kuadër të Kategorisë Superiore (16.45). Shkodranët, pasi morën dy fitore në dy takimet e para, kërkojnë të rradhës.

Sponsori Alban Xhaferi ka vënë në dispozicion një premio për ekipin në rast suksesi.

Bëhet fjalë për 6 milionë lekë, shifër kjo mjaft e konsiderueshme. Kujtojmë që për përballjen ndaj Skënderbeut (0-2), premio e akorduar ka qene 5 milionë lekë.

Sot eshte edhe me e madhe sepse edhe ndeshja konsiderohet si me e forte dhe me e rendesishme. Per me teper qe Vllaznia e ka “proven e vertete” te saj kete te sotmen me Tiranen.

Vllaznia synon rikthimin në majat e futbollit shqiptar dhe nisja e kampionatit eshte e mire por i duhet te vazhdoje te fitoje dhe kete e ka te qarte edhe per pasdite ndaj bardhebluve.