Eni Imami feston sot ditëlindjen e 28. Mëngjarashi i Vllaznisë është uruar publikisht nga sponosri Alban Xhaferi, teksa mbrojtësi kërkon një fitore sot si dhuratë.
Shkodranët do të kenë një transfertë të vështirë në 13:45 përballë Laçit për javën e nëntë të Superligës.
Vllaznia kryeson Superligën këtë fillim-sezon, ndërsa sot shkodranët do festojnë ditëlindjen e Imamit duke shpresuar te pikët e plota në ndeshjen e mesditës. Kjo duket edhe dhurata më e bukur që Imami mund të marrë nga shokët e skuadrës.
“Edhe 100 vite Eni, Zoti t’i shtoftë të mirat”, shkruan Alban Xhaferi në urimin për Imamin.