Vllaznia fitoi me rezultatin minimal 0-1 ndaj Kukësit në “Elbasan Arena”. Shkodranët vijojnë të kryesojnë kampionatin dhe ruajnë distancën me 9 pikë me ndjekësit. I ftuar në emisionin “Sport Neës Plus”, sponosori Alban Xhaferri u shpreh:

Merkato? “Kemi marrë dy lojtarë si Avdiaj dhe Cisse që ka luajtur në Portugali e presim që të firmosin me të pasi nuk e kemi bërë akoma. Kemi oferta për Dungan në Japoni dhe presim që ta finalozjmë këtë transferim. Nuk duam të prishim këtë skuadër dhe duam të përmirësohemi.

Nuk është mbyllur ende merkato për Vllazninë e gjithashtu po shikojmë lojtarë nga akademia. Shkodra prodhon lojtarë dhe ata mund të jenë më komod e kjo është panorama që ne presim nga merkato. Afrimi i Avdiajt ishte kërkesa e tij pasi kanë punuar së bashku në Gjermani.

Ardit Hoxhaj? Ka pasur një rritje të madhe te Vllaznia dhe kishte një ofertë konkrete nga Turqia që e refuzuam. Kisha një komunimk burrëror me Hoxhajn që ta finalizonim objektivin tonë e në fund të shikonim ofertat e tjera.

I kemi bërë rinovim për dy vite e gjysmë e do të shikojmë që lojtari të mos ngelet peng. Do të lejojmë largimin nëse ka oferta e për ne është krenari që një lojtari I Vllaznisë shitet jashtë. Gjithashtu edhe rasti Dunga që kërkohet në Japoni”.