Vllaznia po shkëlqen në këtë sezon futbollistik. Për gjendjen aktuale të shkodranëve, ka folur sponsori Alban Xhaferraj. Ky i fundit në një prononcim për Sport Time ka prekur temën e licencimit si dhe thashethemet për një kalim të mundshëm të Melos te Vllaznia dhe Da Silva te Partizani. Në fjalën e tij, kreu i klubit shkodran deklaroi:

“Dje skuadra ka filluar stërvvitjen individuale. Kemi lidhur marrëveshje me Fangaj. Ai do të nisë në formë të lehtë sepse është në fazë rikuperimi. S’duhet të forcohet. Ka pasur një ditë normale stërvitje.

Po përgatitemi për Teutën sepse është një ndeshje e rëndësishme për ne. Atmosfera është pozitive. Disa lojtarë janë larguar si Ramadani, Isufi, Sidorenco. Kemi bërë një analizë për situatën ku jemi.

Melo – Da Silva? Absolutisht s’është i vërtetë që të ketë shkëmbim me Partizanin. Sulmues nga Seria A? Ne jemi në bisedime me shumë skuadra dhe s’mund ta konfirmoj dot me një po ose jo.

Unë jam person që kërkoj nivele sa më të larta. Projekti jonë është shumë serioz. Nuk mund t’iu them as po as jo, pasi ne po shohim në gjitha nivelet”.