Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESponsori Xhaferi 'në sulm'. Akordon premio për fitoren ndaj Skënderbeut

Sponsori Xhaferi ‘në sulm’. Akordon premio për fitoren ndaj Skënderbeut

Te Vllaznia e kanë marrë shumë seriozisht sezonin e ri. Ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në drejtim, por edhe në skuadër, do të pasohen edhe nga të tjerë në mënyrën si mbështetet ajo.

Këtë e tregon më së miri fakti që sponsori Alban Xhaferi i ka premtuar ekipit një shpërblim prej 5 milionë lekësh të vjetra në rast fitoreje nesër në Korçë ndaj Skënderbeut.

Vetë ai ndodhet për momentin jo në Shkodër dhe si rrjedhojë mësohet të ketë dërguar avokatin Blendi Dibra tek ekipi për t’ia bërë të ditur këtë shpërblim që ai ka vënë në rast suksesi në ndeshjen e nesërme.

Padyshim që kjo gjë do t’i motivojë edhe më shumë futbollistët në fushën e lojës për të bërë më të mirën për të marrë fitoren e shumëpritur.

Të gjithë drejtuesit janë duke i qëndruar shumë afër ekipit dhe kjo ka sjellë një klimë shumë pozitive te Vllaznia në këtë fillim-kampionati dhe tashmë shpresohet që fitorja në javën e parë ndaj Apolonisë, të pasohet me një tjetër nesër ndaj Skënderbeut./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments