Sporti bashkon njerëzit. Kjo shprehje është përdorur tradicionalisht në gjithë historinë kur është bërë sport dhe jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë rruzullin tokësor. Ajo është përdorur në aspektin që kur flitet për sport, nuk bëhet fjalë për kundërshtarë, të asnjë lloj fushe.

Megjithatë, përveç kësaj, sporti bashkon njerëzit edhe në një aspekt tjetër. Në fakt, janë të shumta rastet që njohjet dhe lidhjet e krijuara në sport, kanë përfunduar në kurorëzimin e tyre në martesë.

Kështu ka ndodhur edhe para pak ditësh në Shkodër, kur është hedhur hapi i parë, ai i vendosjes së unazave dhe i kurorëzimit në lidhjen e tyre në fejesë i arbitrit të futbollit, Noris Kozmaj dhe volejbollistes së Vllaznisë, Sarah Beci.

Kjo dyshe para pak ditësh ka shpallur fejesën tashmë me një ceremoni të familjeve të tyre, të cilët në këtë mënyrë gëzohen për lidhjen e dy të rinjve.

Realisht, në Shkodër janë jo të pakta dhe mjaft të hershme rastet e lidhjeve të tilla të sportistëve dhe e tillë është edhe kjo e rradhës, ajo e Kozmajt dhe Becit.

Sigurisht që, “Shkodra Sport” i bashkohet urimeve të shumta që ato kanë marrë duke u përcjellur urimin: “U trashëgofshi Noris dhe Sarah dhe sa më shumë suksese në karrierën tuaj sportive”.
Maringlen ZHIVANI