U mendua se do te ishte titullar nga minuta e pare, por nuk do te ndodhe keshtu. Sulmuesi brazilian Victor da Silva do te grumbullohet per ndeshjen me Skenderbeun, por nuk do ta nise nga fillimi ndeshjen.
Nje gje e tille eshte bere e ditur nga vete trajneri Elvis Plori ne konferencen e shtypit te pragndeshjes, teksa duke folur ne lidhje me kete çeshtje, eshte shprehur:
“Mungesa e Da Silves na ka krijuar probleme sepse dihen vlerat e tij si nje nderlidhes i lojes difensive me ate ofensive. Ai ka zhvilluar vetem nje seance te plote me skuadren sepse ende nuk eshte plotesisht i gatshem per te luajtur.
Megjithate, do te grumbullohet me skuadren dhe ne bashkepunim edhe me stafin mjekesor, do te shohim mundesine per ta aktivizuar disa minuta ne ndeshjen e neserme”.
Tashme mbetet per t’u pare se kush do te jete ne fushe, teksa Plori do te jete i detyruar te beje ndryshime si ne mesfushe ashtu edhe ne repartin e sulmit./SHKODRA-SPORT.COM/