Stafi i Vllaznise ka shfrytezuar faktin qe ndeshja e kundershtarit te tyre te rradhes- Kukesit, u zhvillua ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres dhe e ka ndjekur nga afer ate.
Trajneri Thomas Brdariç dhe dy ndihmesit e tij Elvis Plori dhe Ideal Lekiqi, kane qene te pranishem ne tribunen e medias te stadiumit dhe kane ndjekur me vemendjen ballafaqimin e kukesianeve me Partizanin. Atyre me vone u eshte bashkuar edhe presidenti Xhaferi dhe stafi i tij.
Kuptohet qe ata kane analizuar me kujdes gjithçka qe ka patur te beje me ekipin e Kukesit, me te cilin do te ndeshen diten e enjte po ne kete stadium.
Ne pjesen e pare, te kuqte kane patur 3-4 mundesi te shenojne ne porten e Kukesit sepse mbrojtja e tij nuk ishte ne lartesine e duhur dhe kuptohet qe kete gje do te mundohen ta shfrytezojne edhe ata pas 4 ditesh.
Por nga ana tjeter, me siguri qe Brdariç dhe ndihmesit e tij do te kene konfirmuar edhe njehere tjeter vlerat e lojtareve si Taipi apo ndonje tjeter qe i dhane fitoren ketij ekipi dhe patjeter qe duhet t’i marrin masat per t’i ndaluar te enjten./SHKODRA-SPORT.COM/