Egnatia u mund 4-2 përballë Interit në miqësoren që u zhvilluar në Itali në stadiumin “Paolo Mazza”. Një ndeshje thjeshtë miqësore, por që Egnatia mori eksperiencë nga kjo sfidë dhe duke zhvilluar një superndeshje.
Pas kësaj sfide foli dhe ish-trajneri, Sulejman Starova.
“Përsa i përket episodit të penalltisë, ishte një dhuratë e arbitrit. Ndryshoi totalisht mënyrën e lojës. Edhe kur Egnatia po mbrohej mirë, por gabimet në rreshtim u përsëriten herë pas here.
Jo se 4-2 nuk ishte rezultat i mirë, por loja nuk i përgjigjet këtij rezultati. Interi ndërroi 8 lojtarë, por po kamuflohej sepse ishte një goditje para kampionatit.
Interi nuk kishte mobilizimin e Egnatias. Inzaghi ishte i pafuqishëm për të ndryshuar, vetëm nëse u ka bërtitur në pushimin e ndeshjes. Aleksi më pelqeu. Te Interi vetëm Martinez më ka pëlqyer”, u shpreh Sulejman Starova./newsport/