Situata e krijuar te Partizani ka krijuar shumë polemika dhe jashtë klubit të kuq. 6 ndeshje, asnjë fitore dhe 4 pikë janë pak për objektivat që kanë 16 herë kampionët e vendit. Kuotat e Ilir Dajës në krye të pankinës janë ulur ndjeshëm.
Për teknikun kryeqytetas u tha se ka paraqitur dorëheqjen pranë drejtuesve, por këta të fundit s’e kanë pranuar diçka të tillë. Sulejman Starova ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Skaner” ku foli për emrat që përfliten për të zëvendësuar 55-vjeccarin.
Ai i mëshoi idesë që Daja s’duhet lëvizur dhe i duhet dhënë koha e mjaftueshme pasi shpreh bindjen se do të bëjë mirë. Sipas tij s’është momenti për ndërrim trajnerësh pasi askush s’do të bënte punën e Dajës.
“Pse nuk duhet larguar Ilir Daja? E para është se të gjithë e dijmë se është ndër më të mirët e kampionatit shqiptar. Mos ta harrojmë se ccfarë bëri vjet me Partizanin. Vetëm një ndeshje e ndau nga titulli kampion. E dyta nëse Daja largohet, ai që do të vijë do të gjejë shumë justifikime nëse s’do të ketë rezultate. Kemi dëgjuar shpesh që thonë:
“Jo po nuk ishte skuadra e ndërtuar nga unë, jo po lojtarët ishin jashtë forme. Nuk mund të arrij më shumë me këtë grup, etj, etj”. Ndaj unë jam i mendimit se Daja duhet të vazhdoje punën e tij. Partizani po bën mirë, për fatin e keq nuk ka rezultate.
Në ccdo ndeshje ka qenë dominant në lojë dhe është ndëshkuar për gabime individuale. Pra loja në grup që e ka në dorë trajneri, ka qenë e mirë. Edhe një herë Ilir Daja s’duhet të largohet por të punojë fort për të bërë atë që di të bëjë më mirë”, tha Starova për teknikun e kuq./newsport/