Sulejman Starova ka uruar Vllazniën për Kupën e fituar sot, por ai vazhdon të insistojë se skuadra shkodrane nuk është ajo që ka bërë diferencën me lojën e saj në këtë sezon.
Në “Skaner” ai theksoi se shkodranët kishin qenë një ekip i barabartë me të tjerët që pretendonin për trofe në këtë edicion.
“Në këtë sezon, mori me meritë Teuta titullin kampion dhe Vllazninë fituese të Kupës. Ne kur nuk fitonim kampionatin kur luanim, na shpëtonte fitimi i Kupës.
Ai i dha qytetit një sodisfaksion pas kaq vitesh. E merituan, me veçantinë e tyre. Na bëhet qejfi se Vllaznia me atë tifozeri që ka është e veçanta e kampionatit.
Por ka luajtur futboll si të gjithë skuadrat e tjera dhe ndaj e them që Teuta e meritoi titullin kampion dhe këta e mbyllën edicionin me fitoren e Kupës.
Nuk është se nuk ka luajtur mirë, por asnjë nuk ka bërë diferencën me të tjerët”, tha Starova. /vipsport/







