Sulejman Starova në rolin e specialistit të futbollit, u shpreh se te Shqipëria do të donte të shikonte në sulm ndaj Hungarisë, Sokol Cikalleshin deh Myrto Uzunin, ndonëse shton se në vend të këtij të fundit, Reja po mendon të aktivizojë Rey Manajn.
Më tej në emisionin “Skaner” në MCN TV, ai tha se në mbrojtje Gjimshiti dhe Kumbulla janë të palëvizshëm, ndërsa po luftohet edhe për vendin tjetër.
Vështirësitë te Kombëtarja fillojnë që te porta. Selmani i kaloi dy provat, i ka të gjitha ndeshjet titullar. Berisha dhe Strakosha e kanë aktivizimin thuajse zero. Gafa që Strakosha bëri me Lazion, ndikon shumë të gjendja psikologjike.
Uzuni po kalon një formë shumë të mirë, por duket se Reja po shtyn sërish për të aktivizuar Manajn. Gjimshiti dhe Kumbulla janë të palëvizshëm në mbrojtje dhe do luftohet edhe për vendin tjetër. Unë mendoj se në sulm, duhet Cikalleshi dhe Uzuni.”, u shpreh Starova.