Sulejman Starova, në rolin e specialistit të futbollit në emisionin “Skaner” në MCN TV, deklaroi se dëshiron një kualifikim të tre skuadrave shqiptare në Europë, Laçi, Vllaznia dhe Tirana, por për këta të fundit tha se është pesimist, për atë që ka parë në ndeshjet e kaluara.

Sipas Starovës, Tirana duhet të ishte përgatitur më mirë për përfaqësimin në Europë.

Dëshira është e madhe që t’i shikojmë të treja skuadrat të kualifikuara. Laçi kam mendimin që nuk do e diskutojë kualifikimin, ndërsa Tirana dhe Vllaznia do e kenë të vështirë.

Edhe Tirana nuk mendoj se do luajë e dorëzuar. Zrinjskin e shikoj kundërshtar më të fortë se Tirana dhe kjo më bën pesimist për një kualifikim të bardhebluve.

Duhet të ishin më të përgatitur për të luajtur në Europë. Stoli i Tiranës, ishte me shumë lojtarë të rinj. Mund të kishin një plan B, që do i bënte punë. Kjo skuadër, nëse do ishte studiuar më mirë, mund të përballohej. Nëse Tirana kalon në avantazh, kam shpresë se shkon në shtesë dhe më pas në penallti.