Barazimi i Vllaznise ndaj Tiranes ne “Selman Stermasi” padyshim qe ka qene nje rezultat pozitiv per kuqeblute te cilet vinin pas nje momenti jo te mire ne kampionat, pas dy humbjeve te pesuara ne ndeshjet e kaluara.

I tille eshte konsideruar ky barazim edhe nga nje specialist i njohur i futbollit shqiptar, siç eshte Sulejman Starova. Gjate emisionit “Pressing” ne lidhje me kete takim ai eshte shprehur:

“Vllaznia me befasoi ne kete ndeshje, beri nje 90 minutesh shume te mire dhe e meritoi edhe ta fitonte ate. Une ne fakt nuk e mendoja se do te paraqitej kaq mire sepse vinte pas nje ndeshje zhgenjyese te nje jave me pare ndaj Bylisit.

Por duket se tek skuadra shkodrane mungesa e 4 lojtareve ne takimin me ballshiotet, paska qene shume e rendesishme dhe sapo keta lojtare u rikthyen ndaj Tiranes, skuadra funksionon. Kjo tregon se kemi te bejme me nje ekip te mire i cili kur eshte i plote, eshte i veshtire per t’u thyer nga çdokush”-ka thene Starova.

Ne fakt mungesen e kater lojtareve edhe vete stafi i Vllaznise e quajti si diçka aspak normale dhe qe ia zbehu forcen ekipit ndaj Bylisit, prandaj dhe ne takimet e ardhshme duhet shume kujdes, sidomos me kartonat ne menyre qe formacionit te mos i mungojne shume lojtare, sepse kjo dashje pa dashje ndikon tek skuadra.
www.shkodrasport.com