Vllaznia e nis mbarë kampionatin duke fituar me rezultatin 5-3 në Laç ndaj skuadrës vendase. Një fitore me shumë vlerë për kuqeblutë të cilët treguan personalitet në fushën e lojës dhe si rrjedhojë, kanë mundur Brenda në fushën e tij një nga rivalët në garën për titullin kampion.
Pjesa e parë e kësaj ndeshje ka qenë vërtetë e çmendur teksa në 45 minutat e saj janë shënuar plot 6 gola duke e mbyllur atë në barazim 3-3. Në fakt ka qenë Vllaznia ajo që duhej ta kishte administruar më mirë avantazhin e krijuar tre herë, por kjo nuk ka ndodhur.
Kuqeblutë kanë shënuar shpejt dy gola, fillimisht me anë të 11-metërshi nga Latifi e më pas me Da Silvën. Por kur u duk se ndeshja po fliste për ta, do të ishte Zarubica që do të shënonte dy gola njëri pas tjetrit duke I çuar shifrat në 2-2. Por vetëm për 3 minuta sepse më pas sulmuesi kroat I Vllaznisë Aralica ka shënuar golin e tretë për të.
Kur u duk se pjesa e parë do të mbyllej me avantazhin e saj, Lushkja do të barazonte sërish për La çin dhe në këtë mënyrë ky 45 minutësh do të mbyllej në barazim 3-3. Megjithatë çmenduritë e kësaj ndeshje nuk do të përfundonin këtu. Në minutën e 2-të të pjesës së dytë, kapiteni Gurishta do të kalonte sërish Vllazninë në avantazh.
Këtë herë gjërat janë më ndryshe sepse kuqeblutë rregullojnë diçka në mbrojtje dhe si rrjedhojë e administron më mirë avantazhin e krijuar. Trajneri Brdariç I ka dhënë freskinë e duhur skuadrës me zëvendësimet e bëra dhe kjo krijoi një stabilitet më të madh në lojë për skuadrën shkodrane, duke e lënë kundërshtarin shumë larg portës së Zogoviç.
Nderkohe ne shtese, Vllaznia do te shenonte edhe golin e peste dhe te fundit, me ane te brazilianit Kaina i cili vulosi rezultatin perfundimtar te ndeshjes 5-3.
LAÇI 3-5 VLLAZNIA
Zarubica 34′, 38′, Lushkja 45’/ Latifi 11′, Da Silva 24′, Aralica 41′, Gurishta 47′, Kaina 96′
LACI – (4-3-3): Sherri, Malota, Ignjatoviç, Roganoviç, Velija, Shehu, Deliu, Lushkja, Mazrekaj, Zarubica, Guindo. Trajner: Dejan Vukiçeviç.
VLLAZNIA – (4-3-3): Zogoviç, Kruja, Gurishta, Adili, Hakaj, Krymi, Heriç, Jonuzi, Latifi, Da Silva, Aralica. Trajner: Thomas Brdariç.