Plot 21 futbolliste ka aktivizuar Vllaznia ne fazen e pare te kampionatit, shifer kjo qe tregon se trajneri Mirsad Jonuz i ka besuar thuajse te gjithe lojtareve te federuar per kete sezon.
Te vetmit qe ende nuk e kane shkelur fushen e blerte ne ndeshjet e kampionatit jane 4 prej tyre dhe pikerisht dy portieret Ted Laço e Kristi Qarri, mbrojtesi Serjan Rejap dhe mesfushori Maxim Cojocaru.
Nderkohe nga lojtaret qe kane luajtur, konstatohet se vetem dy prej tyre i kane luajtur te 9 ndeshjet me minutazh te plote, pikerisht portieri Alen Sherri dhe mbrojtesi Erdenis Gurishta.
Ne te gjitha ndeshjet kane qene ne fushe edhe Gilman Lika, Dajan Shehi, Arsid Kruja dhe Ndriçim Shtubina, por keto me nje minutazh me te vogel sepse nuk i kane luajtur te plota ato.
Organika qe ka ne dispozicion stafi teknik duket e plote, megjithese po planifikohet ndoshta per ndonje nderhyrje ne merkato gjate muajit janar, kjo per repartin e sulmit qe nuk ka treguar efikasitetin e duhur dhe mund te kete ndonje lojtar qe do vishet kuqeblu ndonese nuk ka ende asgje konkrete ne kete drejtim.
Ja statistikat e fazes se pare per ekipin e Vllaznise.