Vllaznia e sivjetme po shquhet për lojën e saj sulmuese dhe po ashtu edhe për numrin e madh të golave të shënuar, më shumë se çdo ekip tjetër i Superligës deri në këto momente.
Në fakt edhe për skuadrën shkodrane nuk është diçka që i ndodh shpesh të shënojë kaq shumë. Mjafton t’i referohemi statistikave dhe do ta konstatosh lehtë këtë gjë.
Në 30 vitet e fundit, ajo vetëm në dy raste të tjera ka ndodhur të shënojë më shumë sesa 13 gola që ka shënuar tani. Ka qenë sezoni 2004-05 kur Vllaznia shënoi plot 20 gola në 7 ndeshjet e para të kampionatit. Dhe pjesë e skuadrës në atë vit ishin sulmues të tillë si Hamdi Salihi, braziliani Abilio etj.
Po ashtu, Vllaznia ka shënuar më shumë gola edhe në sezonin 1991-92, pikërisht në atë sezon kur ajo u shpall kampione dhe pjesë e saj ishin futbollistë të tillë si Ramiz Bisha, Bujar Gruda, Edmir Bilali etj.
Skuadra e sivjetme ndërkohë ka në përbërje sulmues të tillë si Haris Dilaver, Ismael Dunga, Demir Imeri, Victor da Silva etj të cilët e kanë nisur mbarë kampionatin dhe të shpresojmë të vazhdojnë këtu./SHKODRA-SPORT.COM/
2020-2021 Vllaznia 13 gola
Dunga 4, Dilaver 3, Marku 2, Imeri 1, Victor da Silva 1, Imami 1, A.Hoxhaj 1.
2004-2005 Vllaznia 20 gola
Salihi 6, Abilio 6, Lici 2, Ziambo 2, Teli 1, Doçi 1, Leandro 1, Egerçi 1.
1991- 92 Vllaznia 14 gola
Bisha 5, B. Gruda 3, E. Bilali 2, Bushati 1, Noga 1, A. Gruda 1.