Një statistikë tronditëse sugjeron se Chelsea nuk ka pothuajse asnjë shans për të mposhtur Arsenalin në duelin vendimtar për garën e titullit në Ligën Premier.
Skuadra e Enzo Marescës udhëton drejt ‘Emirates’ të dielën, me mundësinë për të shkurtuar epërsinë e Arsenalit në krye të tabelës. Por historiku dhe shifrat tregojnë krejt të kundërtën, pasi Chelsea ka vetëm një fitore në Ligën Premier ndaj Arsenalit në ‘Stamford Bridge’ në shtatë vitet e fundit.
Forma e Arsenalit në derbit londinez nën Mikel Artetan ka arritur nivele mbresëlënëse. Që nga sezoni 2022/23, “Topçinjtë” kanë humbur vetëm tre derbi në kampionat dhe vetëm një si mysafir – kundër Fulham pothuaj dy vite më parë.
Këtë sezon, ata kanë fituar të katër derbit, përfshirë fitoren bindëse ndaj Tottenham javën e kaluar.
Kjo do të jetë hera e pestë që Arsenal përballet me Chelsean duke kryesuar tabelën, dhe në katër rastet e kaluara (2003, 2004, 2007 dhe fitorja 5-0 në prill 2024), Arsenali ka triumfuar gjithmonë.
Dikur Chelsea e ktheu ‘Stamford Bridge’ në makth për Arsenalin, duke i mposhtur gjashtë herë në shtatë vizita midis 2013-2018. Por që nga goli vendimtar i Marcos Alonsos në 2018, “Blutë” nuk kanë fituar më në shtëpi kundër rivalëve të qytetit.
Që atëherë, Arsenali ka ndërtuar një seri të pathyeshme prej gjashtë ndeshjesh në ligë në ‘Stamford Bridge’ – tre fitore dhe tre barazime.
Për një skuadër që pretendon titullin dhe kërkon të bëjë një hap të madh këtë fundjavë, Chelsea duhet të thyejë një mallkim që ka zgjatur pothuaj një dekadë./Telegrafi/















