Me mbylljen e fazës së dytë të Superiores, është momenti për të veçuar edhe disa statistika që ka prodhuar deri në këtë pikë kampionati.
Në emsionin Analizë Superiore të drejtuar nga Sokol Xhihani dhe me prezencën e videoanalistit të kombëtares U19, Fatjon Bardhi është evidentuar edhe sulmuesi që godet më shumë portën. Ai është Redon Xhixha i Tiranës i cili deri në këtë pikë të kampionatit ka shënuar tetë gola.
Sulmuesi bardheblu e gjen portën mesatarisht në 3.1 raste brenda një 90 minutëshi, ndërsa pas tij me një diferencë të vogël vjen sulmuesi i Vllaznisë, Aralica. Lojtari i shkodranëve e gjen kuadratin me një mesatare prej 3 herësh në 90 minuta, ndërsa në këtë listë janë edhe Taulant Seferi, Liridon Latifi e Agim Ibraimi.
Megjithatë, kur vjen pun ate përqindja në saktësi e goditjeve drejt portës, nuk kryeson më Xhixha, por Saliou Guindo i Laçit. Sulmuesi i kurbinasve ka një mesatare të saktësisë mbi 60%, saktësisht 61.54%.
Pas tij renditet Edi Basa i Kukësit që saktësinë në goditjet drejt portës e ka në një përqindje 58.06% ndërkohë, vendi i tretë rezervohet për Xhixhën ndërsa në listë është edhe Aralica e Cara.