Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESTATISTIKAT/ Ardit Krymi, më i miri i ndeshjes ndaj Egnatias

STATISTIKAT/ Ardit Krymi, më i miri i ndeshjes ndaj Egnatias

Ardit Krymi ka shenuar nje gol shume te rendesishem ne aspektin historik, ate te 3000-tin ne historine e kampionateve per Vllaznine, por ai nuk i mjaftoi kuqebluve per te fituar ndeshjen ndaj Egnatias qe u mbyll ne barazim.

Megjithate numri 6 i kuqebluve perpos golit ka spikatur me te gjithe performancen e bere ne 90 minutat e ketij takimi te vlefshem per javen e 17-te duke u perzgjedhur edhe si lojtari i ndeshjes.

Nga kembet e tij jane nisur 118 aksione, nga te cilat ka realizuar 90, ose 76 % te tyre. Ka marre pjese ne 19 duele, nga te cilat ka fituar 14.

Nderkohe ne duelet difensive ai ka qene i shkelqyer duke i fituar te 10-te duelet ku ka marre pjese. Ka rikuperuar 13 topa, nga te cilet 6 ne gjysmefushen kundershtare.

Ja pse prej ketyre statistikave, Ardit Krymi nga ndeshja ne ndeshje po shnderrohet ne protagonist per ekipin e Vllaznise dhe mbase ky eshte momenti me i mire i karrieres se tij sportive./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments