HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREStatistikat e frikshme, ekipet shqiptare nuk njohin fitore ndaj turqve

Statistikat e frikshme, ekipet shqiptare nuk njohin fitore ndaj turqve

Dy ditë më parë trajneri Orges Shehi deklaroi se edhe skuadrat e vogla mund të fitojnë në futboll.

E kishte fjalën për një surprizë të Tiranës ndaj Beshiktashit në Stamboll. Gjithsesi, për momentin statistikat thonë se me skuadrat turke është e pamundur që ekipet shqiptare të marrin një barazim në ndeshjet europiane.

FITORET – Nga 12 takime që janë luajtur nga Tirana, Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, Dinamo dhe Kukësi nuk ka qoftë edhe një barazim, ndërsa për fitore as nuk bëhet fjalë. Më keq është situata te golat. Në 12 takime janë 28 gola të shënuar të ekipeve turq dhe vetëm 3 gola të skuadrave shqiptare.

Kanë shënuar vetëm Kukësi, Tirana dhe Vllaznia. Të tjerët janë kënaqur me golat e pësuar. Ekipet shqiptare pësojnë 2.33 gola për ndeshje, ndërsa shënojnë 0.25 gola për takim. Llogaritë janë të qarta.

Probabiliteti i numrave është shumë i ulët që një skuadër të marrë qoftë edhe një barazim. Gjithsesi, në fund të fundit, rekordet janë bërë për t’u thyer dhe statistikat për t’u përmbysur. Të shohim se çfarë do të ndodhë në sfidën e 13-të mes skuadrave turke dhe shqiptare. Ndoshta këtë herë tersi është tek ekipi nga Stambolli dhe fati te Tirana.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments