Nga Endri ÇINARI
Ndeshja e rradhës në kampionat për Vllazninë do jetë ndaj Bylis, duel që do luhet në Ballsh, në datën 18 tetor në orën 14:00. Një sfidë që parashikon një dozë të lartë vështirësie për kuqeblutë, të cilët nuk do kërkojnë të ndalen as ndaj mallakastriotëve. Shifrat e sezonit të shkuar në përballjet mes dy ekipeve, tregojnë se kur ky çift është vënë përballë njëri-tjetrit, fitues ka qenë gjithmonë ekipi pritës. Kështu në fazën e parë të sezonit 2024-25, ishte Vllaznia që fitonte 2-0 në Shkodër.
Kjo pas golave të Stojanoviç dhe Balajt për kuqeblutë. Bylis do kthente “reston” në fazën e dytë, ku në shtëpi do triumfonte 1-0 ndaj Vllaznisë falë golit të Malomo. Faza e tretë sërish do fliste për ekipin vendas në këtë përballje, me Vllazninë që fitonte 3-0 në “Loro Boriçi” ndaj ballshiotëve ku shënonin Kamara një autogol, Stojanoviç dhe Kahrimanoviç. Teksa në fazën e katërt të edicionit të shkuar, Bylis fitonte në “Adush Muça” me rezultatin 1-0 nga një gol i shënuar nga Da Silva, shkruan shkodrasport.com
Pra, barazimi duket se nuk “llogaritet” mes dy skuadrave, të cilat bazuar në sezonin e shkuar kanë triumfuar në fushat përkatëse. Me Vllazninë që do kërkojë të ndyrshojë këtë “traditë” në fundjavën që vjen. Ku suksesi i fundit i kuqebluve në Ballsh daton më 29.05.2023, në javën e 36-të të edicionit 2022-23.
Me kuqeblutë që fitonin me përmbysje 1-2 ndah Bylis, që shënonte fillimisht me Lajthian. Goli i të cilit do ishte i pavlefshëm pas rrjetave të Jonuzit dhe Latifit për shkodranët. Fitore që atë sezon ndihmoi Vllazninë të kualifikohej në turet paraeleminatore të Conference League e që do zbriste zyrtarisht Bylis në Kategorinë e Parë.(www.shkodrasport.com)