HomeKRYESOREStatistikat flasin për Kristiano Ronaldon, por nuk do ta besoni kush është...

Statistikat flasin për Kristiano Ronaldon, por nuk do ta besoni kush është më efikasi te Junajtid

Ole Gunar Solskjaer po ndien presionin e disa ndeshjeve të vështira të Mançester Junajtidit. Ronaldo shënoi në minutën e 95-të ndaj Vijarealit në Champions, duke siguruar vetëm fitoren e dytë në pesë ndeshje, por sulmuesi më efikas i Mançester Junajtidit nuk është numri 7, pavarësisht 5 golave në po kaq ndeshje.

Ai është Xhesi Lingard. 28-vjeçari ka luajtur vetëm 136 minuta këtë sezon dhe ka shënuar 2 gola dhe dhënë 1 asist, duke e ndihmuar skuadrën e tij të shënojë çdo 45 minuta mesatarisht.

Këto gola përfshijnë atë të fitores ndaj Uest Hemit dhe asistin për Kristiano Ronaldon kundër Vijarealit në Champions. Menjëherë pas Lingardit renditet Ronaldo, i cili shënon ose jep asist çdo 86 minuta që është në fushë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments