Wednesday, January 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREStatistikat/ Java 17 dhe 18-të e Superiores kanë dhuruar më shumë gola...

Statistikat/ Java 17 dhe 18-të e Superiores kanë dhuruar më shumë gola se gjithë të tjerat

Shkruar nga Fatos Lamaj

Kampionati “Abisnet Superiore” po konfirmon një sezon dinamik,konkurrues dhe plot emocione. Pas zhvillimit të 20 javëve të para,statistikat tregojnë qartë një kampionat të balancuar,me ritëm të lartë dhe spektakël të vazhdueshëm në çdo ndeshje.

Në këtë edicion disa javë janë dalluar veçanërisht për numrin e lartë të golave të shënuar,duke dhuruar futboll ofensiv dhe emocione për tifozët në stadiume dhe para ekranit.

Në krye të renditjes qëndrojnë java e 17-të dhe java e 18-të ku u shënuan nga 17 gola secila, shifra më e lartë e regjistruar deri më tani në sezonin 2025-2026. Pas tyre vjen java e dytë me 16 gola, ndërsa java e tetë dhe java e njëzet plotësojnë listën e pesë javëve më produktive,me nga 14 gola të realizuar.

Këto statistika pasqyrojnë qartë intensitetin dhe qasjen sulmuese që po karakterizon kampionatin, ku skuadrat shfaqin potencialin e tyre ofensiv dhe ofrojnë ndeshje të hapura,dinamike dhe të luftuara deri në minutën e fundit.

“Abisnet Superiore” vazhdon të dëshmojë se është një kampionat tërheqës dhe i ekuilibruar, ku çdo javë sjell rivalitet sportiv, gola dhe interes të vazhdueshëm për publikun, duke konfirmuar rritjen e nivelit dhe cilësisë së garës në futbollin shqiptar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments