Shkruar nga Endri ÇINARI
Dueli i fundit mes Vllaznisë dhe Bylisit, i zhvilluar në Shkodër në javën e 16-të të kampionatit, ka përfunduar me një barazim 1-1. Goli i Kallakut për kuqeblutë dhe ai i Mustafa për mallakastriotët e bënë këtë ndeshje që dy skuadrat të ndanin pikët mes tyre.
Në përgjithësi, përballjet mes këtyre dy ekipeve kanë qenë gjithmonë të pasura me emocion. Statistikat e tregojnë se në 6 përballjet e fundit, asnjëherë nuk ka pasur barazim të tjerë përveç atij të fundit. Në këto përballje, Vllaznia ka pasur avantazhin e 4 fitoreve, përfshirë edhe triumfin në fazën e parë të këtij kampionati, kur mundi Bylisin 1-0 në Ballsh falë një autogoli të Peralta. Po ashtu, Vllaznia ka triumfuar gjithashtu 3-0, 2-0 dhe 1-2 ndaj Bylisit gjatë këtij periudhe.
Nga ana tjetër, Bylisi ka arritur të fitojë dy herë, me rezultat 1-0, në përballjet e zhvilluara në “Adush Muça” në Ballsh. Ndërkohë, dy barazimet e fundit mes këtyre dy skuadrave kanë përfunduar me rezultatin 0-0 dhe 1-1, të dyja të ndodhura gjatë vitit 2023.
Një moment i veçantë në këtë histori është fitorja e fundit e ballshiotëve në Shkodër, që ka ndodhur më 12 mars 2021, kur Bylis triumfoi 1-2 në stadiumin “Loro Boriçi” në kuadër të javës së 24-të të sezonit 2020-21. Ky rezultat përmbysi avantazhin e parë të Vllaznisë, e cila kishte kaluar në epërsi me golin e Dilaver.
Megjithatë, Spahiu dhe Bexhi shënuan për mallakastriotët, duke i dhënë atyre një fitore të rëndësishme, e cila ndoshta ndikoi në humbjen e titullit të Vllaznisë në atë sezon, ku kuqeblutë përfunduan të dytët pas Teutës, kampionëve të atij edicioni.
Për ndeshjen e ardhshme në kupë, gjithçka tregon se Vllaznia do të përballet me një Bylis të motivuar që pavarësisht se lufton për mbijetesë në kampionat, në kupë patjetër do kërkojë të bëjë rezistencë ndaj 9 herë kampionëve të vendit tonë.


