E vetmja fitore e Liverpulit në 8 përballjet e fundit kundër Sitit ishte 1-0 në “Anfield” sezonin e shkuar në Premier Ligë.

Skuadra e Klopit ka fituar 8 nga 9 ndeshjet e fundit të kampionatit, me përjashtim të humbjes 3-1 me Arsenalin në 4 shkurt.

“Reds”-at kanë fituar 22 pikë pasi kanë qenë në disavantazh këtë sezon, më shumë se çdo skuadër tjetër dhe +1 më shumë se Siti. Liverpuli ka shënuar 10 gola në kampionat këtë sezon pas minutës 90′.

Salah ka shënuar 11 gola (7 asiste) në 19 ndeshjet e tij të fundit kundër Sitit. Siti do të kërkojë të fitojë ndeshjen e 10- të radhazi në transfertë në të gjitha kompeticionet për herë të tretë nën drejtimin e Guardiolës.