Java e 13-të në Abissnet Superiore prodhoi vetëm 5 gola, 2 prej te cileve ne Shkoder ne ndeshjen Vllaznia- Skenderbeu. Per te u tha se nuk kishim nje paraqitje te mire te shkodraneve, sidomos ne pjesen e dyte.
Po çfare thone statistikat? Ne emisionin “Analize Superiore” jane publikuar ato qe tregojne se Vllaznia ishte me mire ne ato çfare duhej per ta fituar ndeshjen.
VLLAZNIA-SKËNDERBEU 2-0
Ekipi shkodran siguroi triumfin e katërt radhazi shtëpiak në kampionat. Më mirë ekipi vendas në gjuajtjet drejt portës kundërshtare dhe topat e humbur, teksa korçarët nuk e goditën asnjëherë kuadratin e mbrojtur nga Zogovic. Vllaznia më mirë edhe sa i përket driblimeve të tentuara dhe të realizuara.
Baraspeshë sa i përket mbajtjes së topit (50 vs 50), kohës efektive të lojës, pasimeve të sakta dhe dueleve të zhvilluara, teksa djemtë e Memellit ishin më mirë në numrin e pasimeve dhe duelet e fituara.