Ka luajtur dy sezone ne Shkoder me Vllaznine, megjithate ka mbetur ende i lidhur ngushtesisht me kete skuader dhe kete qytet. E kemi fjalen per mbrojtesin malazez Stefan Cicmil.
Ai ka qene pjese e kuqebluve ne vitet 2015-2017 dhe ndonese ka kater vite qe eshte larguar prej tyre, serish duket se ka lene diçka pas dhe pse jo, nje dite mund te rikthehet serish ne rradhet e tyre.
30 vjeçari nga Podgorica ne nje interviste te dhene gazetarit Andi Gjurgjej, per “Shkodra Sport” eshte shprehur se Vllaznia i ka te gjitha mundesite per t’u shpallur kampione sivjet. Lexoni me poshte intervisten e tij:
– Stefan, a e ndiqni Vllazninë aktuale tashmë si një ish- futbollist i saj?
E ndjek shumë ekipin. Vazhdimisht shikoj ritransmetimet e ndeshjeve. Jam i lumtur që ata luajnë mirë dhe që janë në vendin e parë.
-A jeni optimist se Vllaznia do të fitojë titullin duke patur parasysh rivalitetin e ashpër mes skuadrave te kreut?
Po, sigurisht. Mendoj se ata luajnë mirë dhe kanë një trajner të shkëlqyer, menaxhim të shkëlqyer dhe kjo është mundësia e duhur që Vllaznia të jetë kampione. Natyrisht që ka skuadra më cilësore dhe lufta do të jetë e fortë.
-Keni luajtur 2 vite me Vllazninë. A jeni nostalgjik për kohën e kaluar në Shkodër?
Kam kaluar dy vite të bukura me ekipin e Vllaznise dhe kam përjetuar momente kur tifozet më kane duartrokitur ne stadium. Kam luajtur mbi 50 ndeshje dhe kam shënuar 6 gola. Isha një nga mbrojtësit më të mirë në kampionat. Ishte vërtet e mrekullueshme.
-Në të ardhmen, a do të vinit sërish te Vllaznia nëse drejtuesit e klubit do t’iu bënin një ofertë ?
Kam pasur kontakte me Vllaznine, por tani për tani unë jam lojtar i Sutjeskes. Ndoshta do të luaj përsëri për Vllaznine. Do të shohim.
Intervistoi: Andi GJURGJEJ