Mesfushori anësor Stenio Junior duket se do të jetë largimi i rradhës nga Partizani. Ai pas ndeshjes me Laçin, është kthyer në Brazil, ku po kalon pushimet me familjen. Kontrata e tij me Partizanin ka përfunduar dhe 30-vjeçari ka dalë futbollist i lirë.
Prej ditësh, qarkullon lajmi për largimin e tij nga të kuqtë, teksa madje thuhet edhe se klubi i Vllaznisë, i ka bërë një ofertë zyrtare brazilianit për ta pasur në ekip.
Per momentin braziliani mesohet se nuk ka kthyer pergjigje per drejtuesit kuqeblu duke lene gjithçka hapur per te ardhmen.
Ai nuk do të luajë me Partizanin në sezonin e ardhshëm, teksa është i hapur ndaj çdo oferte të klubeve të tjera të Superiores, pavarësisht se shanset më të mëdha janë të transferohet në një ligë më të fortë, pas një sezoni mjaft pozitiv me Partizanin.
Maringlen ZHIVANI