Lacio vazhdon me paraqitjet pozitive, teksa ditën e djeshme në mesditë mposhti me rezultatin 2-0 Bolonjën në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serinë A.

Të besuarit e Inzagit tani duken si pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion, pasi ndodhen të vetëm në krye dhe kalendari i favorizon ndjeshëm pasi në rrugën e tyre janë vetëm ndeshjet e Serisë A.strakosha lacio

Duke u rikthyer te fitorja e djeshme, për bardhekaltrit ka shkëlqyer Thomas Strakosha. “Eurosport” e ka vlerësuar me notën 6.5 gardianin shqiptar nën motivimin: “Vërtet ndeshja u mbyll 2-0 për Lacion, por pa ndërhyrjet e portierit rezultati mund të kishte qenë ndryshe e porta të mos mbetej e paprekur.

I zoti e me fat ndaj Sorianos e me refleks ndaj Orsolinit, gardiani lacial mban ekipin në lojë në momentin më të vështirë”.

Për “Tuttomercatoweb” Strakosha ka merituar vlerësimin me notën 7: “Nëse Bolonja nuk arrin të futet në ndeshje, meritat i takojnë kryesisht Strakoshës. Ndërhyrje fantastike e reflekse të jashtëzakonshme në shërbim të avantazhit të dyfishtë të ekipit të tij”.