...
HomeKRYESOREStrategji e re për Herri Kejn, i ofrohet kontratë edhe pasi të...

Strategji e re për Herri Kejn, i ofrohet kontratë edhe pasi të mbyllë karrierën

Herri Kejn është emri më i nxehtë në merkaton e verës mes Anglisë dhe Gjermanisë.

Sulmuesi i Totenhemit kërkohet me ngulm nga Bajern Mynih por si duket, londindezët nuk kanë në plan ta lejojnë që të largohet duke ditur sasinë e golave që shënon dhe cilësinë e tij në sulm.

Për këtë, drejtuesit kanë përgatitur një kontratë të re e cila shkon përtej fushës së blertë. Për Kejn do të ketë një kontratë deri në momentin që futbollisti mbyll karrierën si futbollist pasi aktualja skadon vitin e ardhshëm.

Në kontratë parashikohet edhe një tjetër aneks që e mban të lidhur Kejnin me Totenhemin edhe pas tërheqjes si futbollist. Klubi synon që ta mbajë në klub me një tjetër pozicionin teksa gjatë karrierës si futbollist i është ofruar një pagë 400 mijë paund në javë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.