Dinamo dhe Vllaznia barazuan pa gola në Elbasan Arena, në takimin për javën e 14-të të elitës së kampionatit shqiptar. Dinamovitët ia dolën të merrnin një pikë mjaft të vuajtur, në një sfidë të cilën protagonisti kryesor ishte portieri i kryeqytetasve, Simon Simoni, me pritjet e tij vendimtare.

 Të shumtë kanë qënë ata që kanë komentuar në faqen zyrtare të skuadrës që u ngjit këtë vit në elitë, në postimin e bërë për ndeshjen. Një nga ata që njihet si një tifoz i flaktë i Dinamos është gazetari i mirënjohur, Artan Hoxha. Hoxha tregoi pakënaqësinë e tij për trajnerin Bledi Shkëmbi dhe e quan “Strategu yn Shkëmb graniti”.

Sipas tij, barazimi është meritë absolute e portierit Simon Simoni, me 17 vjeçarin që kishte vendosur që të “kyçte” portën. Gazetari shkruan se nëse nuk fitohet ndeshja tjetër me Skënderbeun, teknikut Shkëmbi nuk i mbetet gjë tjetër veçse largimi.

Komenti i Artan Hoxhës:

Serish strategu yne shkemb graniti hodhi nje hap tjeter perpara. Pasi mesoi me në fund se ndeshja humbet dhe 1-0, pra ska nevoje me u shpartalluar me nga 4, 5, 6, gola. Sot e mesoi se kur nuk mundesh me e fitu ndeshjen, mund te luash dhe per barazim. Mire apo keq por i thone 1 pike, a ta fal kush?!!Gjithsesi prova e vertete dhe kampionati jone eshte me skuadrat poshte nesh.

Nese nuk mundim dot Skenderbeun javen tjeter, atehere strateg bashke me strategjine dhe skuadren tende ngarko mushkat për Peze Helmes vitin tjeter…Gjithsesi sot duhet ti heqim kapelen atij 17 vjeçarit në porte qe na nderoi. Simon Simoni je ne rruge te mbare. E kam pare me skuadren e moshave te Shenkollit dhe me kombetaren e Shqiperise U17, dhe me te vertete duke portier me te ardhme…/newsport/