Një universitet i mjekësisë në Gllazgou të Skocisë ka bërë një studim interesant sa i përket sëmundjes më të shpeshtë që prek futbollistët dhe ish-futbollistët.
Në studim morën pjesë 7676 ish-futbollistë ku 5% prej tyre dolën me sëmundje nervore të quajtur Dimenca. Në studim morën pjesë dhe 23028 persona që nuk kishin lidhje me futbollin teksa 1.6% e tyre kishin këtë lloj sëmundje.
Dimenca është sëmundje nervore që lidhet me humbjen e kujtesës dhe humbjet e llogjikës, dhe sipas studimit më të prekurit nga kjo sëmundje janë mbrojtësit për vetë faktin e goditjeve të shumta që marrin në kokë.
Edhe pse shihet si një ndër sportet më argëtuese në botë, vetë futbolli është i dëmshëm për lojtarët ku jo pak prej tyre kanë marrë dëmtime në pjesët e trupit që u kanë kushtëzuar mënyrën e jetesës.