Tre herë Vllaznia ka rënë nga kategoria, ka patur edhe raste humbjesh fatale që kanë shokuar tifozët shkodranë, por momenti më i vështirë që kanë kaluar të gjithë, i përket gati 40 viteve më parë. Në fakt, është tragjedia më e madhe e futbollit shkodran.
Por në fakt, historia e personazhit tonë ka qenë edhe tra.gjike. Futbollisti i Vllaznisë, Suad Durraj ka nderruar jete në fushën e stërvitjes.
Kanë qenë ditët e para të tetorit të vitit 1981. Vllaznia ndodhej në stërvitje dhe pikërisht gjatë saj ka ndodhur diçka që ka shokuar të gjithë futbollistët, trajnerët dhe pjesëtarët e tjerë të skuadrës.
Të pranishëm në shkallët e stadiumit “Vojo Kushi” ku ekipi po stërvitej ishin edhe tifozët. Arresti kardiak i ka marrë jetën atij, teksa po zbatonte programin stërvitor bashkë me shokët e tij të ekipit.
Ndërhyrja e mjekut Çoba, por edhe e të tjerëve, ka rezultuar e kotë, sepse Suadi nuk do të kthehej më. Mbrojtësi i talentuar i Vllaznisë, fitues i disa trofeve me të, i dha lamtumirën kolegëve, miqve dhe mbi të gjitha familjarëve të tij, në mënyrën më të keqe të mundshme.
Shumëkush mendon se ai kishte lindur për t’u bërë futbollist dhe, në fakt, në fushën e blertë mbylli sytë. Djali i një futbollisti të madh të Vllaznisë së viteve ’40 Adem Smajlit (Durrajt) kishte luajtur edhe 14 ndeshje me ekipin kombëtar “Shpresa” gjatë atyre viteve dhe po ashtu ishte edhe kontigjent i ekipit përfaqësues.
Përveç të tjerash, një mësues i dashur për të gjithë nxënësit e shkollës “7 Nëntori” ku ai jepte mësim në lëndët e historisë dhe gjeografisë. Vdekja e tij në fushën e stërvitjes ende kujtohet ende edhe sot si diçka tragjike nga ata që e kanë përjetuar nga afër. Vazhdon të mbetet një nga momentet më të vështira për ta dhe që nuk do t’u shlyhet asnjëherë nga mendja.
Gjergj KOLA