Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESuad Lici nesër gjyqi me Vllazninë për 30 milionët

Suad Lici nesër gjyqi me Vllazninë për 30 milionët

Ish-futbollisti i Vllaznisë Suad Lici do të përballet sërish nesër në FSHF me drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia në lidhje me problemin e 30 milionë lekëve që ai i detyrohet që në vitin 2006 si pasojë e mosshlyerjes së kontratës. Pasi ka kaluar një periudhë dyvjeçare nëpër dyert e gjykate, çështja është rikthyer edhe njëherë për gjykim në Federatë,

aty ku kohët e fundit është krijuar Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve. Pikërisht ky organ i përbërë kryesisht nga juristë, do vendosë nesër në orën 18.00 nëse Suad Lici ka të drejtë në pretendimin e tij për marrjen e këtyre parave apo do t’i japë të drejtë klubit Vllaznia që justifikohet me kalimin e afateve ligjore për një kërkesë të tillë. Përballja e nesërme me siguri që nuk do jetë e fundit sepse pala humbëse do ta kërkojë sërish këtë çështje në instancat e tjera.

 

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments