Flamurtari ka arritur të marrë pikën e parë sot duke barazuar me rezultatin 3-3 përballë Laçit. Xhevahir Sukaj ishte një protagonist duke fituar edhe një penallti, ku në fakt duket se është fituar me zgjuarsi nga Sukaj, gjë të cilën e ka pranuar edhe ai vetë. Ndërkohë, Sukaj ka folur edhe për situatën e Flamurtarit.
“Kjo pikë është pozitive sepse laçi është i fortë. Pretendon për të qenë lart, por ne me golin që shënuam duhej të ruanim rezultatin por nuk arritëm. Besoj se me kalimin e kohës do të rritemi më shumë.
Penalltia? E driblova dhe e pashë ndërhyrjen e tij por ishte për faull. E shmanga përplasjen dhe do të ishte penallti sepse ishte ndërhyrja për penallti edhe pse unë kërceva. Nuk jam shumë i qartë se çfarë ndodhi. Këtu ka lezet të ulesh të pish një kafe dhe ekipi po përmirësohet. Na kanë thënë se do të zgjidhet situata dhe vonesa te pagesat ka pasur ndërsa te forma e ekipit, jemi stërvitur një javë para kampionatit.
Doja që në 3 ndeshjet e para të merrnim të paktën një pikë, por i prisnim humbjet. Fatkeqësi ishte humbja në Gjirokastër dhe vetëm atje kemi bërë hap fals. Sot na prishi punë dalja e Pjeshkës dhe mungesa e Jorgosit.
Stadiumi? Normalisht kam pasur fat që të shënojë me mbi 100 mijë tifoza dhe kur erdhëm e morëm vesh që nuk do të ketë. Nuk e dinim por do t’ia lëmë kohës pasi nuk e di por është fatkeqësi. Kur vija si kundërshtar këtu, ka pasur presion tifozeria por vendasve u shërben dhe ne duhet që të ambientohemi me situatën”, tha Sukaj. /VipSport/







