Nga Endri ÇINARI
Fitorja me Bylis në transfertë ka shtuar “oreksin” tek Vllaznia, me kuqeblutë që me suksesin 0-1 ndaj mallakastriotëve shkuan në 3 fitore rradhazi. Por, kuqeblutë e drejtuar nga Edi Martini nuk duan të ndalen me kaq dhe objektivi në ndeshjen e rradhës është sërish fitorja. Edhe pse se përballë është Tirana dhe klasikja ngelet gjithmonë e paparashikueshme, pavarësisht pozicionit apo formës së kundërshtarit. Megjithatë në Shkodër janë sërish të bindur për një sukses në duelin e rradhës.
Patjetër me objektiv për 3 pikët, por gjithmone duke respektuar edhe Tiranën, që ngelet një “peshë” e rëndë e futbollit shqiptar. Në këtë mënyrë ndaj kryeqytetasve, Vllaznia nuk kërkon vetěm fitoren e rradhës, por krijimin e një vijimësie në Superiore.
Që do i bënte të mundur akoma më tepër shkëputjen ndaj kundërshtarëve në një moment ku po vjen fundi i fazës së parë. Gjithashtu 9 herë kampionët e vendit kërkojnë të ruajnë me “fanatizëm” rekordin e ndeshjeve shtëpiake këtë edicion në Superiore.
Kjo pasi Vllaznia ka një rekord absolut me 100% të fitoreve në duelet se pritëse këtë sezon. Me “Loro Boriçin” që është shndërruar në një “fortesë” dhe i pakalueshëm për kundërshtarët. Kjo pasi shkodranët njohin vetëm fjalën fitore në shtëpi, pas sukseseve 2-0 ndaj Egnatias, 4-1 ndaj Partizanit, 2-0 ndaj Vorës dhe 1-0 ndaj Elbasanit.
Pikërisht këtë trend fitoresh nuk duan t’a prishin në rradhët e Vllaznisë as ndaj Tiranës, ku objektivi është fitorja dhe sigurimi i 3 pikëve të rradhës.(www.shkodrasport.com)