Sunday, February 22, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESuksesi ndaj Pizës rrit besimin, titulli i Juventusit ende larg

Suksesi ndaj Pizës rrit besimin, titulli i Juventusit ende larg

Juventus e mbyll vitin me një seri rezultatesh pozitive që kanë rikthyer besimin dhe qetësinë në ambientin bardhezi. Pas disa fitoreve radhazi, skuadra ka treguar shenja rritjeje si në aspektin mental, ashtu edhe në atë të organizimit në fushë.

Fitorja e fundit ndaj Pizës të shtunën, ka konfirmuar një trend në përmirësim, por njëkohësisht ka nxjerrë në pah edhe limitet që ende mbeten. Trajneri Luçiano Spaleti e konsideron këtë fazë si një pikënisje për të ndërtuar një Juventus më konkurrues në vitin 2026. Sipas tij, rezultatet janë të rëndësishme, por nuk mjaftojnë për të fshehur nevojën për rritje në cilësi dhe guxim në lojë.

Ndeshjet e fundit kanë treguar një skuadër më të disiplinuar në mbrojtje, por ende jo mjaftueshëm kreative në ndërtimin e aksioneve. Në mesfushë dhe në sulm mungon shpesh ritmi dhe ideja që mund të thyejë mbrojtjet kundërshtare. Talentet e rinj, si Ildiz, po mbajnë peshë të madhe në fazën ofensive, por nuk mund të jenë e vetmja zgjidhje.

Spaleti kërkon më shumë mbështetje rreth tyre dhe një lojë më të guximshme kolektive. Edhe zëvendësimet nga stoli kanë treguar se skuadra ka alternativa që mund të ndryshojnë ritmin e ndeshjes. Megjithatë, për të bërë hapin përpara, Juventus duhet të rrisë cilësinë e zgjedhjeve teknike dhe taktike. Merkatoja pritet të luajë një rol kyç në këtë proces rindërtimi.

Objektivi është ndërtimi i një skuadre më proaktive, që të kontrollojë lojën dhe të mos mbështetet vetëm te episodi. Spaletti e ka bërë të qartë se për 2026-ën kërkon një Juventus më ambicioz, më të guximshëm dhe me identitet të fortë. Fitoret e fundit janë vetëm fillimi i një rruge që synon rikthimin e plotë të Juventusit në nivelet më të larta.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments