HomeKRYESORESulm “atomik” për Simeonen, Atletiko Madrid pranë afrimit të një tjetër sulmuesi

Sulm “atomik” për Simeonen, Atletiko Madrid pranë afrimit të një tjetër sulmuesi

Atletiko Madrid është forcuar këtë verë me një sulmues si Luis Suarez, por duket se Diego Simeone nuk është i kënaqur vetëm me kaq. Ai dëshiron të formojë një sulm të gjithin uruguaianas, pasi “TMW” raporton se edhe Edinson Kavani pritet të bashkohet me “Los Colchoneros”.

Ish-ylli i PSG mbylli kontratën e tij me kampionët e Francës dhe është prej disa javësh lojtar i lirë. Para disa ditësh ai ishte në negociata të avancuara me Benfikën, por kërkesat e tij financiare ishin të paarritshme për portugezët.

Kështu, Kavani nisi të mendojë për pista të tjera dhe duket se i është kthyer edhe njëherë Atletikos, me të cilën ishte pranë firmës në merkaton e dimrit.

Tratativat janë në fazën finale dhe pritet që sulmi i “Los Colchoneros” të jetë një nga më të fortët e këtij sezoni, që sapo ka startuar. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments