Sunday, April 5, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin', Barcelona e sheh Fisnik Asllanin si pasues...

‘Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin’, Barcelona e sheh Fisnik Asllanin si pasues të Robert Lewandowskit

Barcelona është duke vazhduar ta ndjekë sulmuesin Fisnik Asllani, si një nga prioritet për në verë. Siç raportojnë mediat spanjolle, së fundmi “SPORT” – ylli i Kosovës shihet si ideali për ta zëvendësuar polakun, e ardhmja e të cilit mbetet komplet e pasigurt.

Gjithnjë në bazë të raportimit, Asllani shihet si lojtari ideal për të rritur nivelin e skuadrës edhe më shumë në aspektin ofansiv, për të kombinuar pranë Lamine Yamal.

“Profili i tij përshtatet më shumë si një sulmues modern, që arrin të lëvizë mirë jashtë zonës, lidhet me bashkëlojtarët dhe krijon avantazhin në pjesë të ndryshme të fushës”.

“Aspekti ofansiv e bën të lehtë ta imagjinosh duke luajtur pranë një Lamine Yamal, që është “djallë” në krahë”.

“Pastaj, e ardhmja e Lewandowskit mbetet në ajër. Asllani mund ta zëvendësojë ose edhe të mësojë nga polaku në një periudhë të shkurtër”, raporton mediumi katalunas.

Edhe në aspektin financiar, transferimi shihet si mjaftë i mundshëm meqenëse Barcelona e ka kontaktuar menaxherin Ayman Dahmani, ku kanë mësuar se klauzola e lirimit është nën 30 milionë euro.

Asllani ndërkohë ka qenë i qartë së fundmi në intervistë për media, ku nuk ia mbylli derën Barcelonës por deklaroi: “Më lejoni të luaj futboll njëherë, pastaj flasim kur të mbaroj sezoni”. Përndryshe, interesim për Asllanin kanë edhe gjigantët gjermanë si Bayern Munich e Borussia Dortmund./Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments