Per shume e shume vite me rradhe, endrra e çdo futbollisti te ri shkodran ka qene qe nje dite te veshe fanellen e ekipit te pare te Vllaznise.
Por duket se me kalimin e viteve gjerat kane ndryshuar. Tashme 18-19 vjeçaret nuk kane deshire te firmosin me per kuqeblute dhe madje kjo situate nuk ka ndodhur vetem vitet e kaluara kur ekipi ndodhej ne pozita jo te mira, por edhe tani qe eshte kthyer ne elite.
Rasti me i fundit eshte ai i sulmuesit Ardit Nikaj. Sponsori Xhaferi eshte ulur per te biseduar me te dhe i ka ofruar firmosjen e kontrates, por duket se lojtari nuk eshte bindur.
Mesa duket nuk ka patur te beje me anen financiare, por me hapesirat e aktivizimit, te cilat ne fakt sponsori kurrsesi nuk mund t’ia garantoje asnje futbollisti sepse eshte stafi teknik qe vendose.
Ne keto rrethana Nikaj nuk ka pranuar te firmose dhe duket tashme gjithnje e me larg Vllaznise. Burime prane tij bejne te ditur se sulmuesi eshte shume prane kalimit tek Skenderbeu, skuader qe i ka ofruar mesa duket me shume hapesire aktivizimi./SHKODRA-SPORT.COM/