Sulmuesi 18-vjeçar Leart Krasniqi, ka hedhur hapin e rëndësishëm në karrierë, duke firmosur me një klub të ri. Djaloshi i cili ishte pjesë e ekipit U19 të Akademisë Bromapojkarna (pjesë e së cilës është edhe shkodrani Ermal Ymeri), ka firmosur dje me gjigandët suedezë të Hamarbit.
Qendërsulmuesi ka spikatur me ekipin e tij në kampionatet e moshave të Suedisë, ndërsa në vitin e kaluar ka qenë shpesh pjesë e grumbullimeve të Shqipërisë U19. Krasniqi tashmë ka hedhur një hap të rëndësishëm, duke iu bashkuar nënkampionëve te Suedisë, teksa ka postuar fotot duke hedhur firmën në kontratë.
Hamarbi ësht kthyer në një prej klubeve kryesore në Suedi, sidomos pasi një pjesë të aksioneve të tij i mori Zlatan Ibrahimoviç. Ish-sulmuesi i njohur zotëron aktualisht 23,5% të kuotave të klubit i cili është ai me numrin më të madh të tifozëve në vend që ndjekin ndeshjet e tij në stadiume.


