Ai eshte vetëm 16-vjeç! Talenti Antuoine Hakford do të mbaj mend gjatë datën 2 janar të vitit 2021.
Kjo sepse bëri debutimin e ëndrrave me skuadrën e Shefild Junajtid në humbjen 2-0 ndaj Kristal Palas në Premier Ligë.
Sulmuesi Hakford, ka një histori të veçantë, pasi ai shkonte në shkollë shumë pranë stadiumit “Bermall Lane”, ndërkohë që arriti të debutonte në një nga kampionatet më të forta në botë, duke bërë krenarë të gjithë familjarët dhe miqtë.
Ne kete menyre ne futbollin europian dhe ate boteror, çdo dite e me shume ka sinjale per aktivizimin e lojtareve shume te rinj ne moshe dhe kjo tregon se klubet kane kthyer vemendjen nga elementi i ri.