Sulmuesi shkodran Albi Shpuza e ka nisur ne menyren e duhur pervojen e tij ne futbollin kosovar. Pasditen e sotme ai ka gjetur golin e pare per skuadren e tij te re, Phoenix te Banjes duke e ndihmuar ate te merrte nje barazim me shume vlere ne transferte.

Phoenix ka luajtur ne Peje ndaj ekipit Rilindja. Ka qene ky i fundit i cili ka shenuar golin e pare te ndeshjes me ane te futbollistit Florent Jashari dhe pjesa e pare eshte mbyllur ne shifrat 1-0 per vendasit.

Por ne te dyten, do te ishte pikerisht 20 vjeçari shkodran qe do ta dergonte topin ne rrjeten e portes kundershtare dhe duke bere qe Phoenix te shpëtonte nga humbja. Perfundimisht barazim 1-1.

Ky eshte goli i pare i Albi Shpuzes ne Kosove, por qe me shume mundesi do te pasohet ne te ardhmen nga te tjere sepse ky lojtar i ka te gjitha te dhenat per te qene nje sulmuesi i spikatur dhe nje goleador i vertete.

Kujtojme qe gjate sezonit te kaluar, ky futbollist ka qene pjese e ekipit kampion Vllaznia U21, por gjate veres u largua per tek Phoenix ngaqe ne klubin shkodran nuk i ofruan kontrate./SHKODRA-SPORT.COM/