Ditën e djeshme korçarët zhvilluan testin brenda grupit, ashtu siç ishte kërkuar nga trajneri Ivan Gvozdenoviç për të parë më konkretisht se cilët lojtarë do të vijojnë të kenë shansin të mbajnë veshur fanellën bardhekuqe dhe cilët prej tyre do të shkëpusin marrëdhënien me klubin.
Dje në orën 18:00, bardhekuqtë kanë zbritur në fushë në një ndeshje brenda ekipit, ku Gvozdenoviç ka ndarë në dy pjesë lojtarët që ka për momentin pjesë të organikës duke u munduar të ruajë balancat mes “veteranëve” që kanë një kontratë me klubin dhe lojtarëve të tjerë që janë afruar në ekip gjatë kësaj merkatoje, por që ende nuk kanë bindur plotësisht trajnerin.
Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-0 dhe autor i golit ka qenë Ardit Nikaj, i cili ka vendosur këtë takim. Gol që ka ardhur pas një aksioni model me një kombinim mes Liços dhe Nikajt. Ky i fundit u lakua pak dite me pare ne media se do te largohej nga Skenderbeu, por ne fakt nuk ka ndodhur keshtu.
Sulmuesi shkodrane duket se i ka lene perfundimisht pas problemet qe ka patur me demtimin e tij dhe tashme po synon te kape formen e tij me te mire per t’i sherbyer ashtu si duhet Skenderbeut ne Superlige.
Pas këtij testi, Gvozdenoviç duket se ka krijuar një ide më të qartë në lidhje me grupin e lojtarëve që ka në dispozicion. Ai nuk ka dashur të komentojë me emra të përveçëm se cili prej futbollistëve të rinj që janë bashkuar me ekipin e kanë bindur dhe cilët janë emrat që do të mbyllin aventurën në Korçë. Sipas trajnerit serb, diçka të tillë do ta bëjë publike vetëm pas disa ditësh kur të ketë grupin e plotë në dispozicion.