Futbollisti shkodran Kristian Preknicaj ka mbyllur aventurën e tij me Enna në Itali. Skuadër që militon në Serie D në Itali. Aventura e tij në Itali ka zgjatur vetëm pak muaj, teksa u transferua te Enna gjatë merkatos së verës.
23-vjeçari njihet në Shqipëri, pasi ka mbajtur veshur fanellën e Teutës. Në Superiore ka luajtur vetëm 1 sezon dhe më pas u transferua te Lushnja, ku luajti për gjysmë sezoni.
Në aventurën e tij te Enna, mundi të shënonte 3 gola, teksa tashmë mbetet pa skuadër dhe del futbollist i lirë në treg. Në ditët në vazhdim pritet të mësohet se ku do të jetë destinacioni i ardhshëm i shkodranit.
Me shumë të ngjarë ai do rikthehet sërish në kampionatin shqiptar sepse janë disa skuadra që kanë shfaqur interes për të, por gjithsesi çdo gjë do të mësoht në ditët e adhshme.


